Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese

Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shprehën se taksimi mbi të ardhurat vjetore për të vetëpunësuarit do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve profesionale që ata ofrojnë. Do taksohen një pjesë të mirë të asaj që e quajmë shtresë të mesme […]

Shtator 22, 2023 - 21:25
 0
Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese

Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shprehën se taksimi mbi të ardhurat vjetore për të vetëpunësuarit do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve profesionale që ata ofrojnë.

Do taksohen një pjesë të mirë të asaj që e quajmë shtresë të mesme sepse të tillë janë profesionet e lira, nga mjekë, avokatë specialistë të it, kodistët ata që ofrojnë programe kodimi. Është një masë e drejtë në atë që gjithsecili që krijon një të ardhur duhet të derdhë një kontribut në buxhetin e shtetit. Por nga 0 që është për bizneset e vogla në këtë masë për profesionet e lira më duket shumë”, u shpreh Çoçoli.

“Te baza tatimore në profesione të lira nuk futen zejtarët, zdrukthtarët, ata që merren me përpunimin e produkteve të traditës. Kjo të paktën është ajo njolla e vogël e bardhë e të gjithë profesioneve. Që të zbatosh një masë i lanë vetes kohë të futet në 2014, tani duhet të kemi një raport, që të thonë se nuk u kemi lënë vetëm juve që jeni të regjistruar por kemi lënë edhe kaq të paregjistruar. Ministria e financave s’ka bërë disa detyra. Lufta kundër informalitetit. Duke i rritur kostot të vetëpunësuarit normal që do i përcjellë te produktet e të vetëpunësuarit në çmime”, tha Gjokutaj.

Sipas Çoçolit me këto ndryshime ligjore diskriminohen profesionistët e lirë që do paguajnë, ndërkohë që bizneset e vogla vijojnë me 0 taksa.

“Ishte e parashikuar që në 2024 do të futej. Nëse qeveria duhej të ishte e drejtë të shikonte dhe biznesin e vogël. Ti ke biznese të ngjashme që janë biznese të vogla, se njësoj siç ka një biznes një farmacist që e quan si biznes të vogël, ashtu është dhe një mjek. Është diskrimimin i mirëfilltë.

Biznesi i vogël të ardhurat që nuk kalojnë kuotën e ka me tatim zero.  Përjashtimi i bizneseve të vogla u bë mbi një studim. Në çdo kohë që politika premton mbi ekonominë dhe nuk pyet ata që janë zbatuesit normalisht që prodhon efekte”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.