Taylor Swift dhuron bonusin e majmë për punonjësit, shifra marramendëse

Turneu i Taylor Swift, Era’s Tour është shndërruar në një nga spektaklet më të mëdha të vitit, për shkak të performancave elektrizuese të këngëtares, skenografisë, efektet e fundit të ndriçimit dhe jo vetëm. I gjithë ky turne është realizuar falë ekipit të këngëtares e cila ka zgjedhur ti shpërbylejë punonjësit e saj me një bonus […]

Gusht 5, 2023 - 15:31
 0
Taylor Swift dhuron bonusin e majmë për punonjësit, shifra marramendëse

Turneu i Taylor Swift, Era’s Tour është shndërruar në një nga spektaklet më të mëdha të vitit, për shkak të performancave elektrizuese të këngëtares, skenografisë, efektet e fundit të ndriçimit dhe jo vetëm.

I gjithë ky turne është realizuar falë ekipit të këngëtares e cila ka zgjedhur ti shpërbylejë punonjësit e saj me një bonus prej 55 milionë Dollarë, duke u shpreh atyre mirënjohjen për punën e palodhur.

Nga kërcimtarët e turneut tek teknikët, këngëtarja e njohur u sigurua që çdo punonjës të merrte bonusin.

Gjesti bujar vjen ndërsa këngëtarja ka planifikuar të performojë në gjashtë koncerte të tjera në një stadium në Kaliforni.

Fituesja e Grammy-t e nisi turneun e saj në Mars në Arizona, duke mahnitur fansat me një listë të gjatë këngësh, saktësisht 44 këngë që përfshijnë të gjithë karrierën e saj në muzikë .

Që atëherë, koncertet e saj kanë tërhequr edhe personazhe të njohur is Miles Teller, Drew Barrymore, Reese Witherspoon, Gigi Hadid, Paul Rudd etj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.