Taylor Swift është zyrtarisht një miliardere, shtohen zerot në llogarinë bankare!

Taylor Swift është zyrtarisht një miliardere. Pas një karriere 17-vjeçare në industrinë e muzikës këngëtarja e njohur i bashkohet emrave të tjerë të showbizit si Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey. Statusin e saj prej miliardereje e konfirmoi edhe kompania Bloomberg. Të ardhurat e Swift janë rritur ndjeshëm nga turneu i saj i suksesshëm “Eras”, i […]

Tetor 27, 2023 - 12:05
 0
Taylor Swift është zyrtarisht një miliardere, shtohen zerot në llogarinë bankare!

Taylor Swift është zyrtarisht një miliardere. Pas një karriere 17-vjeçare në industrinë e muzikës këngëtarja e njohur i bashkohet emrave të tjerë të showbizit si Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey.

Statusin e saj prej miliardereje e konfirmoi edhe kompania Bloomberg.

Të ardhurat e Swift janë rritur ndjeshëm nga turneu i saj i suksesshëm “Eras”, i cili është në rrugën e duhur për t’u bërë turneu me fitimet më të larta në histori.

Kjo arritje është e jashtëzakonshme pasi ajo është një nga të paktat që e ka arritur këtë moment historik vetëm përmes muzikës.

Turneu jo vetëm që shtoi zerot në llogarinë bankare të Swift-it, por gjithashtu ndihmoi ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 4.3 miliardë Dollarë.

Përveç kësaj, filmi i saj Eras Tour ishte një sukses i madh, duke fituar mbi 130 milionë Dollarë në mbarë botën dhe këngëtarja negocioi drejtpërdrejt me kinematë për shfaqjen e filmit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.