Taylor Swift shpërblehet me 10 çmime në Billboard Music Awards

Muzika ‘country’ mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards 2023 (BBMAs). Këngëtari i “Last Night” Morgan Wallen ishte fituesi i madh këtë vit. Wallen mori në shtëpi një varg çmimesh kryesore – 11 gjithsej – përfshirë: artisti më i mirë mashkull, artisti më i mirë i Top 100-ës, artisti më i mirë […]

Nëntor 20, 2023 - 11:36
 0
Taylor Swift shpërblehet me 10 çmime në Billboard Music Awards

Muzika ‘country’ mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards 2023 (BBMAs). Këngëtari i “Last Night” Morgan Wallen ishte fituesi i madh këtë vit.

Wallen mori në shtëpi një varg çmimesh kryesore – 11 gjithsej – përfshirë: artisti më i mirë mashkull, artisti më i mirë i Top 100-ës, artisti më i mirë i këngëve në transmetim dhe artisti më i mirë ‘country’.

“Shfaqja e fundit e çmimeve ku shkova, ne u kthyem në shtëpi duarbosh. Dhe ky, nuk kam duar të mjaftueshme për të gjithë”, u tha Wallen fansave pas fitores së tij në BBMA.

“Sido që të jetë, unë premtoj se do të qëndroj i njëjti, pavarësisht nëse do të kthehemi në shtëpi me 10 apo 0. Unë do t’ju jap gjithçka nga vetja çdo natë, çdo herë që shkoj në studio”, tha ai.

Një artiste që gjithashtu shkëlqeu këtë mbrëmje ishte edhe ylli i popit, Taylor Swift. Këngëtarja e “Anti-Hero” mori 10 çmime, duke përfshirë atë për “Artisten më të mirë”, “Artisten më të mirë ‘country’, “Kompozitorin më të mirë të Hot 100” dhe “Artistin më të mirë të shitjeve të këngëve”.

Asgjë nga këto nuk ndodh pa ju”, u tha Swift fansave në një mesazh të regjistruar paraprakisht.

“Jam shumë e nderuar që këtë vit e bëtë turneun “Eras” kaq magjik. Shkuat dhe patë filmin. Ju interesuan riregjistrimet e mia. Unë thjesht ju dua shumë. Ndihem si personi më me fat në botë që ju kam”, tha ylli.

Theksojmë që fituesit e BBMA përcaktohen nga matjet e performancës së grafikëve të Billboard-it në fund të çdo viti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.