Të akuzuar për vrasje dhe drogë/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Breçanit dhe djalit të tij

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Erzen Breçanit dhe personave të tjerë. Në pranga ka rënë djali i madh i Breçanit,

Nëntor 20, 2023 - 20:18
 0
Të akuzuar për vrasje dhe drogë/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Breçanit dhe djalit të tij

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Erzen Breçanit dhe personave të tjerë. Në pranga ka rënë djali i madh i Breçanit, i cili akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash. Ndërsa ish- zyrtari i lartë i policisë akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje e autorit të krimit. Urdhër arrestet mësohet se janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara pas zbulimit të disa komunikimeve në aplikacionin skyecc.

 

Akuzat për 11 të ndaluarit janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.