Të arrestuarit e Metamorfozës kërkojnë të shpallen të pavlefshme përgjimet e SKY ECC

Të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza” kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Ata kanë dorëzuar një rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i la në burg, me argumentin se komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të quhen prova pasi nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji. Këtë qëndrim avokatët […]

Dhjetor 3, 2023 - 15:18
 0
Të arrestuarit e Metamorfozës kërkojnë të shpallen të pavlefshme përgjimet e SKY ECC

Të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza” kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Ata kanë dorëzuar një rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i la në burg, me argumentin se komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të quhen prova pasi nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji.

Këtë qëndrim avokatët e të arrestuarve kanë mbajtur edhe në shkallën e parë dhe në apel por ndaj tyre u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.

Rekurs kanë paraqitur Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Ardrit Hasanbegaj dhe Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka.

Nga të shpallurit në kërkim për këtë dosje pak javë më parë u ekstradua nga Franca edhe Behar Bajri i cili gjithashtu u la në burg nga GJKKO. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin SKY ky grup akuzohet për vrasje, sigurim kushtesh për atentate, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.