Të dehur në timon, arrestohen tre persona në Sarandë

Tre shoferë në Sarandë e kanë pësuar, pasi kanë përfunduar pas hekurave teksa drejtonin mjetin në gjendje të dehur. E.S., 39 vjeç, banues

Shkurt 18, 2024 - 15:27
 0
Të dehur në timon, arrestohen tre persona në Sarandë

Tre shoferë në Sarandë e kanë pësuar, pasi kanë përfunduar pas hekurave teksa drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

E.S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq, janë ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar të dehur.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.