Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër

10 nga 18 ikona të denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Porcedurat gjyqësore kanë përfunduar dhe ikonat, të sekuestruara nga Policia e Shtetit në vitin 2022 do të rikthehen. Ikonat janë ruajtur në ambientet e krijuara nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të […]

Janar 19, 2024 - 11:18
 0
Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër

10 nga 18 ikona të denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Porcedurat gjyqësore kanë përfunduar dhe ikonat, të sekuestruara nga Policia e Shtetit në vitin 2022 do të rikthehen.

Ikonat janë ruajtur në ambientet e krijuara nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Në nëntor të vitit 2022 Ministria e Kulturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, për të siguruar jo thjesht ambientet e përshtatshme për ruajtjen e tyre, por edhe për një trajtim të specializuar nga punonjësit e fushës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.