Të dënuar me mbi 1 vit burg për kultivim kanabis nga GJKKO/ Arrestohen 3 persona në Skrapar (EMRAT)
Dy vëllezërit Esmerald Kaposhi, Selfo Kaposhi, dhe Zylyftar Zhurda, janë ndaluar nga policia e Skraparit, të cilët janë dënuar me 1 vit e
Dy vëllezërit Esmerald Kaposhi, Selfo Kaposhi, dhe Zylyftar Zhurda, janë ndaluar nga policia e Skraparit, të cilët janë dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim secili për kultivim të bimëve narkotike.
Tre personat e ndaluar në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup kriminal, gjatë periudhës 2020-2021, kultivuan në 3 parcela, në njësinë administrative Tërpan, bimë narkotike cannabis sativa. Kjo veprimtari kriminale u godit nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Gjergjova”.
Skrapar
Ndalohen 3 shtetas të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (secili me 1 vit e 4 muaj burgim), për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimtaria kriminale e këtyre 3 shtetasve (që ishin pjesë e një grupi kriminal), u godit nga Policia, në vitin 2021, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Gjergjova”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar bënë ekzekutimin e vendimit penal nr. 25, të datës 11.05.2023, të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasve Esmerald Kaposhi, 31 vjeç dhe Selfo Kaposhi, 39 vjeç, vëllezër, dhe të shtetasit Zylyftar Zhurda, 53 vjeç, të tre banues në Skrapar.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar secilin prej këtyre shtetasve, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Këta 3 shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup kriminal, gjatë periudhës 2020-2021, kultivuan në 3 parcela, në njësinë administrative Tërpan, bimë narkotike cannabis sativa. Kjo veprimtari kriminale u godit nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Gjergjova”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?