“Të dëshmojnë Berisha, Basha, Topi”/ Hoxha: SPAK duhet të hetojë 21 Janarin, bashkëshortja e Aleks Nikës ka kasetën!

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për vendimin që pritet të japë Gjykata e Lartë në lidhje me hetimet për 21 Janarin dhe a duhet të jetë SPAk organi që të hetojë. Hoxha tha se kjo çështje nuk është hetuar asnjëherë duke mos u thirrur krerët më […]

Mars 11, 2024 - 23:30
 0
“Të dëshmojnë Berisha, Basha, Topi”/ Hoxha: SPAK duhet të hetojë 21 Janarin, bashkëshortja e Aleks Nikës ka kasetën!

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për vendimin që pritet të japë Gjykata e Lartë në lidhje me hetimet për 21 Janarin dhe a duhet të jetë SPAk organi që të hetojë.

Hoxha tha se kjo çështje nuk është hetuar asnjëherë duke mos u thirrur krerët më të lartë të shtetit, si ish kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i brendshëm, Lulzim Basha.

Hoxha tha se familja e Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë në Bulevard, ka një kasetë me regjistrimet e gardës, e cila mund të jetë prova e nevojshme për ta rihapur çështjen.

“Nëse Gjykata e Lartë nuk ia kalon SPAK, kjo çështja mbyllet njëherë e mirë, si çështja e Peshkëpisë që u varros njëherë e mirë dhe nuk merret më njeri.

Në rastin konkret, familja e Aleks Nikës, thonë se disponojnë kasetën, që kemi nxjerrë dhe thonë që ky material shërben si indicie për të shkuar te prova. Nuk është provë në vetëvete, por indicie që të çon te prova. Këtë material nuk ia kanë dorëzuar prokurorisë dhe kanë bërë mirë.

Kjo është një ngjarje, ku familjarët e Aleks Nikës, kërkojnë që hetimi të fillojë nga ish kryeministri Berisha, ish ministri i brendshëm Basha, ish drejtori i policisë, ish presidenti, etj. Të gjitëh shteti nuk kanë dhënë deklarime në atë kohë. Kaseta origjinale nuk u dorëzua.

Në vendimin e parë u tha se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Si ka ndodhur kështu? Dolën për gjah ata dhe u ngatërruan për derr atje? Është fiks si masakra e Peshkëpisë. Vetëm SPAK mund të hetojë politikanë të këtij niveli.

Të gjitha kanë kaluar nëpër duar informacion sekret, aty duhet të thirret ish shefi i opozitës Edi Rama. I gjithë ky hetim duhet të kryhet, sepse nuk është kryer asnjëherë.

Nesër do të vendoset nëse këta tre gjyqtarë, janë tre gjyqtarët që në rastin e Lapsi.al vendosën të pengonin SPAK të bënte sekuestrimin, por në rastin e Elton Qynos e lejuan, duke bërë që gazetarëve t’i bastisin studio, makinë, shtëpi etj.

Shpresoj shumë që nesër të ketë një vendim 3-0. Ai vendim thjesht i thotë SPAK të hetojë. Nesër Gjykata e Lartë nuk shpall fajësi, vetëm e udhëzon apo urdhëron SPAK që ta hetojë.

SPAK ka infrastrukturë dhe mbrojtje të madhe për të kryer një hetim të tillë shterues. Nuk e bën dot një prokurore e vetme”, tha Hoxha./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.