Të droguar në timon dhe shkelje të rregullave, Rrugorja e Tiranës: Mbi 12 mijë gjoba për një javë

Policia Rrugore e Tiranës bën bilnacin javor për përiudhën 26 maj deri 1 qershor. Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 18 Arrestime dhe procedime penale: •  6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. •  2 persona për pa leje drejtimi. •  7 persona […]

Qeshor 2, 2024 - 10:15
 0
Të droguar në timon dhe shkelje të rregullave, Rrugorja e Tiranës: Mbi 12 mijë gjoba për një javë

Policia Rrugore e Tiranës bën bilnacin javor për përiudhën 26 maj deri 1 qershor.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

18 Arrestime dhe procedime penale:

•  6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
•  2 persona për pa leje drejtimi.
•  7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
•  2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
•  1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

•  12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
•  68 masa për xhama të zinj.
•  681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•  410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
•  713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•  58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•  8.732 masa për qëndrim të gabuar.

 Pezullime dhe bllokime:

•  9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 45 raste për tejkalim shpejtësie.
•  3 raste të ndryshme

• 4 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.