“Të dua përgjithmonë”, partnerja e Silvio Berlusconit i dedikon një postim manjatit në rastin e ditëlindjes së tij

Marta Fascina, partnerja e fundit e Silvio Berlusconit, shprehu dashurinë e saj për manjatin e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij në një postim të veçantë në Instagram. Po të ishte ende gjallë, “Cavalieri” sot do të kishte mbushur 87 vjeç. “Ju keni bërë vetëm mirë Italisë dhe italianëve. Ju dhatë dashuri, shpresë, harmoni [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 16:55
 0
“Të dua përgjithmonë”, partnerja e Silvio Berlusconit i dedikon një postim manjatit në rastin e ditëlindjes së tij

Marta Fascina, partnerja e fundit e Silvio Berlusconit, shprehu dashurinë e saj për manjatin e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij në një postim të veçantë në Instagram. Po të ishte ende gjallë, “Cavalieri” sot do të kishte mbushur 87 vjeç.

“Ju keni bërë vetëm mirë Italisë dhe italianëve. Ju dhatë dashuri, shpresë, harmoni dhe besim të pakushtëzuar. Ju më ngrohët dhe më ndriçuat zemrën çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera deputetja e Forza Italia në postimin e saj.

“Më dhemb që nuk mund të të jap dorën, nuk mund të të përqafoj, që nuk mund të të shikoj dhe falë shikimit që na bëri të kuptojmë njëri-tjetrin, dije me siguri se dashuria na lidh dhe do të na lidhi përjetësisht” ka shkruar ajo.

“Të dua përgjithmonë. E juaja Marta”, përfundon Marta Fascina në postimin e saj.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjithashtu i dedikoi një postim ish-kryeministrit të ndjerë: Sot ishte ditëlindja e një luftëtari të madh, një miku, një aleati dhe udhëheqësi i palodhur i kombit tonë. Gëzuar ditëlindjen nga të gjithë ne, Silvio!

Pasditen e sotme, partia Forza Italia e themeluar nga manjati dhe politikani italian, do t’i kushtojë një event të veçantë në Paestum të Italisë. Pak orë më parë rajoni i Milanos, Lombardia, i dha emrin Berlusconi sallës më të madhe të selisë së saj, në katin e fundit të pallatit “Pirellone”, me pamje nga kryeqyteti italian.

Në ceremoni mori pjesë Barbara Berlusconi, një nga tre vajzat e “Mister TV”, e cila shprehu se sa shumë i mungon babai i saj. “Është e kotë t’ju ​​them se sa shumë na mungon ai, mua dhe vëllezërve të mi, çdo ditë e më shumë. Por ne mbajmë në zemrat tona shembullin e tij dhe gjithçka që ai na mësoi, të cilat mund të jetojnë përgjithmonë,” tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marta Fascina (@mf9milan)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.