Të gjithë me sytë nga Italia, Kombëtarja përballet sot me amerikanolatinët

Sot në mbrëmje, Kombëtarja shqiptare luan miqësoren e parë ndaj Kilit në Parma të Italisë. Ky takim do të jetë testi i parë për ekipin e Sylvinho-s në prag të Europianit 2024, për këtë arsye dhe rëndësia që ka është maksimale. Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në stadiumin Enio Tardini dhe janë gati për këtë sfidë. Të […]

Mars 22, 2024 - 11:55
 0
Të gjithë me sytë nga Italia, Kombëtarja përballet sot me amerikanolatinët

Sot në mbrëmje, Kombëtarja shqiptare luan miqësoren e parë ndaj Kilit në Parma të Italisë. Ky takim do të jetë testi i parë për ekipin e Sylvinho-s në prag të Europianit 2024, për këtë arsye dhe rëndësia që ka është maksimale.

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në stadiumin Enio Tardini dhe janë gati për këtë sfidë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe nuk ka mungesa, përveç Etrit Berishës.

Stërvitja nuk kishte shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Takimi ndaj Kilit do të luhet sot në orën 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.