“Të gjithë në tokë”, Panik në avionin e delegacionit gjerman, Scholz largohet me urgjencë

Avioni i delegacionit gjerman, ku ndodhej edhe kancelari Olaf Scholz është evakuuar pas një alarmi që ka shkaktuar panik në bord. Ngjarja u

Tetor 17, 2023 - 22:55
 0
“Të gjithë në tokë”, Panik në avionin e delegacionit gjerman, Scholz largohet me urgjencë

Avioni i delegacionit gjerman, ku ndodhej edhe kancelari Olaf Scholz është evakuuar pas një alarmi që ka shkaktuar panik në bord. Ngjarja u shënua teksa kancelari gjermani po largohej nga Izraeli për në Kajor.

 

“Kancelari pa shpërthimet me sytë e tij. Scholz u evakuua nga avioni gjatë sulmit ajror dhe u transportua me një makinë në një ndërtesë aeroporti ku ka strehimore. Kancelari ka mundur të shohë dy shpërthime me sytë e tij”, shkruajnë mediat gjermane.

 

Kancelari Olaf Scholz kishte hipur në aeroplanin qeveritar, kur u lajmërua se duhej të zbriste së bashku me të tjerët. Të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni dhe duhej të shtriheshin në asfalt.

 

Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.