“Të kam dërguar një dhuratë”, zbardhen përgjimet e avokatëve që kërkuan 5 mijë euro për masë të lehtë sigurie

Zbardhen përgjimet mes avokatëve, të cilët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë dosjen sa iu përket hetimeve ndaj Nikolla Hafëzllarit, Blerand Kozicit, Nikolla Jeskut, Dritan Tabakut, Artiana Kozicit, aktualisht nën “arrest me burg” për masën e […]

Shkurt 17, 2024 - 13:59
 0
“Të kam dërguar një dhuratë”, zbardhen përgjimet e avokatëve që kërkuan 5 mijë euro për masë të lehtë sigurie

Zbardhen përgjimet mes avokatëve, të cilët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë dosjen sa iu përket hetimeve ndaj Nikolla Hafëzllarit, Blerand Kozicit, Nikolla Jeskut, Dritan Tabakut, Artiana Kozicit, aktualisht nën “arrest me burg” për masën e sigurisë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga tabulatet telefonike, Kodra shihet teksa bisedon me Hafësllarin mesditën e 5 janarit 2023 duke i thënë këtij të fundit se i ka dërguar një porosi me Nikolla Jeskun, i njohur me pseudonimin “Dashi”, dhuratë për vitin e ri.

Kodra: Aloo!

Hafesllari: Alo!

Kodra: Hë mo Imi, ça po bën?

Hafesllari: …mirëmëngjes….mirë…si tt?

Kodra:…faleminderit…nga je ti kshu??

Hafesllari: Pogradec!!

Kodra: Ehhh….

Hafësllari: Çar bën ti? Si ke qenë??….

Kodra: Rrofsh, gëzuar, ore dëgjo pak, të kam dërguar një porosi me Dashin unë ty!

Hafesllari: Çar?

Kodra: Të dërgova një porosi me Dashin, një dhuratë për vit të ri, merre po ashtu…takoje dhe merrja!

Hafësllari: Ahhh po prandaj dee ay vllai i Dashit më tha kshu, kshu…po e kërkon avokati tha atë…

Kodra: E po avokati tha është, po unë nuk ëëë, unë (nuk kuptohet)…një dhuratë për vitin e ri, takoje Dashin dhe merrja, ç’më bën kot…..

Hafësllari: …mirë, mirë….mirë në rregull…unë thashë se doli ndonjë datë me…të gjyqit…

Kodra: Nesër do ta bëj tashi gati…gjyqin ai…po të shikojmë çar ore e ka?!

Hafësllari: Ahhh nesër e ka??

Kodra: Po me shumë mundësi….

Hafësllari: …ehë, hëë….

Kodra:..nesër është! Po mundohemi që të jetë nesër gjyqi!

Hafësllari: Mirë hajd, hajd…

Kodra….hajde…..

Hafësllari: Të vi unë nesër andej??

Kodra: Po taniiii…..do flasim….

Hafësllari: …do vi me patjetër!

Kodra: Ti do vish patjetër, po për gjyqin, po tani shikoje po të pëlqevi kjo dhurata e më thuaj… (nuk kuptohet)…Dashi…

Hafësllari: …po, po, pooo…

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.