“Të kam shok skuadre, të fus në shtëpi dhe ti më pa**n gruan…”/ Motra mbron të vëllain futbollist në BBVIP

Trekëndëshi i famshëm mes Maksi Lopez, Uanda Narës dhe Mauro Ikardit, është kthyer në një temë diskutimi përsëri pas shumë vitesh në Argjentinë. Shkak është bërë prania e motrës së Ikardit, Ivana, në “GH Duo”, atë që është “Big Brother VIP” në Argjentinë. Mes diskutimeve të ndryshme, atë e ngacmojnë shpesh për këtë histori dhe […]

Janar 17, 2024 - 20:43
 0
“Të kam shok skuadre, të fus në shtëpi dhe ti më pa**n gruan…”/ Motra mbron të vëllain futbollist në BBVIP

Trekëndëshi i famshëm mes Maksi Lopez, Uanda Narës dhe Mauro Ikardit, është kthyer në një temë diskutimi përsëri pas shumë vitesh në Argjentinë. Shkak është bërë prania e motrës së Ikardit, Ivana, në “GH Duo”, atë që është “Big Brother VIP” në Argjentinë.

Mes diskutimeve të ndryshme, atë e ngacmojnë shpesh për këtë histori dhe një prej konkurrentëve, Manuel, ka qenë shumë i qartë në fjalët e tij, duke akuzuar Ikardin se kishte bërë diçka që nuk duhej me gruan e shokut.

“Të kam shok skuadre, të fus në shtëpinë time dhe t’i më p***n gruan…”, tha Manuel para të tjerëve duke iu referuar historisë së më shumë se një dekade më parë duke bërë fajtor Mauro Ikardin.

“Janë bashkë prej 11 vitesh”, u përgjigj menjëherë motra e sulmuesit. “Në fund nuk ishte vetëm një rrufe dhe kaq, a e di? Është gruaja e ti, janë martuar në vitin 2014, kanë dy vajza dhe janë ende bashkë”, insistoi ajo duke menduar se mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narës kishte një histori të vërtetë dashurie./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.