“Të kemi kujdes me fotot që shpërndajmë”, eksperti shqiptar: Mund të përdoren për pornografi

Tema e kësaj të mërkure në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë: “Rreziqet e ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale”. I ftuar në lidhje Skype, ka qenë edhe programuesi, Said Duleviç, i cili ka folur për inteligjencën artificiale dhe momentet kur ajo keqpërdoret. Ai shprehet që duhet të bëjmë kujdes me fotot dhe […]

Nëntor 29, 2023 - 17:02
 0
“Të kemi kujdes me fotot që shpërndajmë”, eksperti shqiptar: Mund të përdoren për pornografi

Tema e kësaj të mërkure në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë: “Rreziqet e ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale”.

I ftuar në lidhje Skype, ka qenë edhe programuesi, Said Duleviç, i cili ka folur për inteligjencën artificiale dhe momentet kur ajo keqpërdoret.

Ai shprehet që duhet të bëjmë kujdes me fotot dhe videot që shpërndajmë, pasi ato mund të përdoren për gjëra jo të hijshme ose jo të ligjshme.


Katerina Trungu: Rikthehemi dhe do të lidhemi me Saidin, i cili është programues dhe do të doja prej tij të kuptonim pak, kjo inteligjenca artificiale që, jo vetëm mua, por gjerësisht, ka krijuar një lloj trembjeje të vogël për atë që mund të bëjë në një të ardhme, nëse keqpërdoret gjithmonë. Sepse teknologjia ose përdoret si duhet ose pastaj e përdorim si duam. Sa i përket informacionit që ne japim në rrjetet sociale, fëmijët i postojmë, dëshira e mirë për të ndarë një foto poshtë pemës për shembull, meqë jemi në atmosferën e festave. Çfarë ndodh pastaj me këtë fotografi, nëse përdorim inteligjencën artificiale? Mund ta ndryshojmë? Mund ta vendosim në Maldive pastaj me prindër të tjerë? Çfarë mund të ndodh?

Said Duleviç: Kjo është bërë edhe më përpara me fotoshopin, por sot që flasim është bërë më e frikshme. Pse? Sepse fotoja mund të merret, analizohet fytyra me inteligjencën artificiale dhe kalohet në një sistem që quhet “deep fake”, ku mund të bëhet edhe video. Mjafton që ne thjesht të kemi fytyrën e dikujt dhe mundet që ta realizojmë në formë videoje. Gjithashtu, mund të rrisim dhe moshën. Kësaj fytyre fëmijërore që ne e kemi, mund ta rrisim moshën, mund të klonojmë zërin që të tingëllojë njësojë si vajza ose djali jonë. Dhe mund ta përdorim apo keqpërdorim për mesazhe apo për të bërë gjëra jo të hijshme apo jo të ligjshme.

Katerina Trungu: Të tipit edhe pornografia ë? Që është një nga shqetësimet e tjera.

Said Duleviç: Pikërisht, pikërisht, por jo vetëm kaq. Mund të përdoret edhe për shantazhe, mund të përdoret edhe për të kërkuar para.

Katerina Trungu: Për presion, ekzakt, kërcënime.

Said Duleviç: Këto janë shumë të frikshme në fakt. Edhe patjetër që është në fillimet e veta, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fotot dhe me videot që shpërndajmë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.