Të paktën 36 viktim nga rëshqitjet e dherave në Kolumbi, shumica fëmijë

Të paktën 36 viktima janë regjistruar nga rëshqitjet e dherave në Kolumbinë veriperëndimore, ndërsa shtatë persona janë shpallur të zhdukur. Njëzet persona të

Janar 15, 2024 - 09:04
 0
Të paktën 36 viktim nga rëshqitjet e dherave në Kolumbi, shumica fëmijë

Të paktën 36 viktima janë regjistruar nga rëshqitjet e dherave në Kolumbinë veriperëndimore, ndërsa shtatë persona janë shpallur të zhdukur.

Njëzet persona të tjerë u plagosën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që bllokuan një rrugë që lidh Medellin, qyteti i dytë më i madh i Kolumbisë, me Quibdo.

“Gjatë orëve të fundit janë gjetur edhe tre trupa të tjerë. Të dy u identifikuan nga të afërmit, i treti ende nuk është identifikuar”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Shumica e qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi ishin fëmijë të komunitetit indigjen.

Në prefekturën e Choco, e cila laget nga Oqeani Paqësor dhe në të cilën ka një pyll të gjerë tropikal, reshjet e dendura kanë përfshirë të gjithë zonën.

Më shumë se 200 persona , zjarrfikës, personel i specializuar po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, së bashku me banorë./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.