Të paktën dy të vrarë në Tetovë nga të shtënat me armë zjarri, sherri dyshohet për vendin e parkimit

Të paktën dy persona janë vrarë me armë zjarri nga të shtënat që u regjistruan këtë të mërkurë në fshin Çellopek të Tetovës. Sipas informacioneve të para jozyrtare flitet se janë vrarë dy persona të të njëjtës familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital. Midis të plagosurve […]

Dhjetor 27, 2023 - 15:44
 0
Të paktën dy të vrarë në Tetovë nga të shtënat me armë zjarri, sherri dyshohet për vendin e parkimit

Të paktën dy persona janë vrarë me armë zjarri nga të shtënat që u regjistruan këtë të mërkurë në fshin Çellopek të Tetovës.

Sipas informacioneve të para jozyrtare flitet se janë vrarë dy persona të të njëjtës familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital.

Midis të plagosurve është autori. Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim, shkruan Alsat. Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.