Të shpallur në kërkim për drogë e vjedhje, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sundimi i

Shkurt 8, 2024 - 15:30
 0
Të shpallur në kërkim për drogë e vjedhje, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur ne tentativë, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.