Të shtëna jashtë spitaleve në Gaza, bllokohen brenda pacientë dhe mjekë

Në disa spitale në veri të Rripit të Gazës janë raportuar disa shpërthime gjatë kësaj të premteje. Sipas BBC News, në një rast disa tanke kanë gjuajtur pranë një spitali për fëmijë, “Al-Rantisi”, ndërkohë që familjarët, të cilët ndodhen në ambientet e këtij spitali thonë se janë bllokuar. Nga ana tjetër, Izraeli ka konfirmuar se […]

Nëntor 10, 2023 - 22:14
 0
Të shtëna jashtë spitaleve në Gaza, bllokohen brenda pacientë dhe mjekë

Në disa spitale në veri të Rripit të Gazës janë raportuar disa shpërthime gjatë kësaj të premteje. Sipas BBC News, në një rast disa tanke kanë gjuajtur pranë një spitali për fëmijë, “Al-Rantisi”, ndërkohë që familjarët, të cilët ndodhen në ambientet e këtij spitali thonë se janë bllokuar.

Nga ana tjetër, Izraeli ka konfirmuar se ushtria e tij po operon pranë Al-Shifa, spitali më i madh në qytetin e Gazës, ku janë dëgjuar gjithashtu shpërthime dhe bombardime. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se ata nuk qëllojnë në spitale, por ka shtuar se do të bëjnë atë që duhet bërë nëse Hamasi qëllon nga bazat e spitaleve në Gaza.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se energjia elektrike, interneti dhe uji janë ndërprerë në Spitalin Indonezian në Gaza. Gjatë fjalës së tij, zëdhënësja e organizatës, Nebal Farsakh, thotë se kirurgët dhe mjekët duhet të përdorin pishtarë për të qenë në gjendje të bëjnë trajtime për të shpëtuar jetë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se të gjitha shërbimet brenda spitalit do të mbyllen brenda pak orësh pasi burimet e tyre së shpejti do të mbarojnë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.