Të shtëna me armë në një metro në New York, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur

Një sulm me armë në një metro në Bronx të New Yorkut i ka marrë jetën 1 personi dhe ka plagosur 5 të

Shkurt 13, 2024 - 08:28
 0
Të shtëna me armë në një metro në New York, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur

Një sulm me armë në një metro në Bronx të New Yorkut i ka marrë jetën 1 personi dhe ka plagosur 5 të tjerë.

Ngarja e rëndë mësohet se është regjistruar rreth orës 16:40 me orën lokale, dhe metroja ka qenë e mbushur plot me njerëz.

Policia tha se 34 vjeçari, një kalimtar i rastit, u plagos dhe u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Sipas autoriteteve, të shtënat nuk ishin të rastësishme dhe filluan brenda metrosë kur dy grupe u grindën. Ndërsa metroja u fut në stacion, një person mori një armë dhe hapi zjarr. Disa nga të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit që nuk janë përfshirë në sherr dhe që ndodheshin aty pranë.

Dëshmitarët thanë se kishte shumë njerëz në metro kur u dëgjuan të shtënat, duke përfshirë fëmijë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.