Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 36-vjeçari, autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 11:15 në Durrës. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë një konflikti të

Mars 22, 2024 - 12:30
 0
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 36-vjeçari, autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 11:15 në Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Enidor Dedja,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.