Të shtëna me armë zjarri në Peqin, prezent edhe kryebashkiaku, Bukurosh Maci

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë, në qendrën e qytetit të Peqinit. Raportohet se gjatë një konflikti njëri

Nëntor 24, 2023 - 14:32
 0
Të shtëna me armë zjarri në Peqin, prezent edhe kryebashkiaku, Bukurosh Maci

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë, në qendrën e qytetit të Peqinit. Raportohet se gjatë një konflikti njëri nga të përfshirët ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër disa herë. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

 

Dhjetra forca policore nga Elbasani janë nisur drejt Peqinit, ndërsa mësohet se gjatë momentit të të shtënave ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maci. Sipas informacioneve ai ka debatuar me një person, i cili ka qëlluar disa herë në ajër. Nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet të ketë të tjera detaje.

 

Policia e ka identifikuar personin që gjuajti me armë në ajër dhe ka nisur punën për kapjen e tij. Ai dyshohet se është larguar nga qyteti i Peqinit.

 

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.