Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Vau i Dejës- Të shtëna me armë zjarri janë rëgjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Vaun e Dejës. Uniformat blu bëjne

Prill 25, 2024 - 10:35
 0
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Vau i Dejës- Të shtëna me armë zjarri janë rëgjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Vaun e Dejës.

Uniformat blu bëjne me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.