Të shtëna në Greqi, dy shqiptarë gjuajnë me armë pas një sherri në klubin e natës
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit. Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarë pas një zënke mes një grupi klientësh kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik. Dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me vrap por […]
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarë pas një zënke mes një grupi klientësh kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.
Dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjekur nga pronarët e lokaleve përreth, të cilët i kanë dhunuar.
Për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital nga plagët e marra, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se ishte në pronësi të një prej shqiptarëve.
Po ashtu janë shoqëruar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/f.s
What's Your Reaction?