Të shtënat me armë në derë të xhamisë, i plagosuri bullizonte autorin, detaje nga ngjarja e rëndë

I plagosuri Agim Jazajt dhe autori i ngjarjes Saimir Xhafa prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin. Plagosja ndodhi më 1 janar. Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami. Ditën e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve […]

Janar 3, 2024 - 11:52
 0
Të shtënat me armë në derë të xhamisë, i plagosuri bullizonte autorin, detaje nga ngjarja e rëndë

I plagosuri Agim Jazajt dhe autori i ngjarjes Saimir Xhafa prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin. Plagosja ndodhi më 1 janar. Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.

Ditën e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar.

Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia. Në kërkim të tij janë bërë disa kontrolle, por deri tani nuk është gjetur.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.