Të shtënat me armë në Kurbin/ Policia jep detajet e para

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë

Tetor 6, 2023 - 13:25
 0
Të shtënat me armë në Kurbin/ Policia jep detajet e para

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së Skënder Likës.

 

Policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme nateriale.

 

Sipas bluve, autorët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendngjarja me një automjet. Policia po vijon krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Kurbin/Informacion paraprak

 

Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.