Teherani nisi sulmin, por dronët iranianë duan disa orë për të mbërritur në Izrael

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios. Dronët e tipit Shahed 136,  vlerësohet se janë rreth 50 të tillë, kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve. Ata konsiderohen si vala e pare e sulmit frontal që republika islamike po ndërmerr në […]

Prill 13, 2024 - 23:30
 0
Teherani nisi sulmin, por dronët iranianë duan disa orë për të mbërritur në Izrael

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Dronët e tipit Shahed 136,  vlerësohet se janë rreth 50 të tillë, kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve.

Ata konsiderohen si vala e pare e sulmit frontal që republika islamike po ndërmerr në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës së saj në Damask.

Izraeli ka njoftuar se mbrojtja e tij ajrore është funksionale dhe forcat e armatosura në gadishmeri.

Presidenti amerikan Biden ndërpreu pushimet dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë për konsultime me këshilltarët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.