Telefonata e Mourinho ndërpret konferencën, trajneri i skuadrës egjiptiane përgëzohet për finalen e Superkupës

Future arriti të kualifikohet në finalen e Superkupës së Egjiptit duke mundur pas penalltive Pyramids. Deri këtu asgjë e veçantë, pasi janë të paktë ata që mund ta ndjekin jashtë vendit dhe me sa duket njëri prej tyre është Jose Mourinho. Trajneri i njohur portugez nuk ka pritur gjatë për të përgëzuar bashkombasin e tij […]

Dhjetor 27, 2023 - 10:58
 0
Telefonata e Mourinho ndërpret konferencën, trajneri i skuadrës egjiptiane përgëzohet për finalen e Superkupës

Future arriti të kualifikohet në finalen e Superkupës së Egjiptit duke mundur pas penalltive Pyramids. Deri këtu asgjë e veçantë, pasi janë të paktë ata që mund ta ndjekin jashtë vendit dhe me sa duket njëri prej tyre është Jose Mourinho.

Trajneri i njohur portugez nuk ka pritur gjatë për të përgëzuar bashkombasin e tij Ricardo Formosinho, i cili stërvit pikërisht skuadrën e Future.

Telefonato e Mourinho ndërpreu konferencën me Formosinho, i cili i tha gazetarëve të pranishëm që duhet të përgjigjej. Ricardo Formosinho ka qenë ndihmës i Jose Mourinho te Porto, Manchester United dhe Tottenham. Mourinho mesa duket nuk i harron miqtë e vjetër.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.