Temperaturat deri në -11, ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve të borës në Veri, por rritet në Juglindje. Apeli për drejtuesit e mjeteve

Teksa vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshjë shiu dhe bore, ARRSH informon mbi situatën në terren. Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje. “Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore️ dhe është rritur […]

Janar 21, 2024 - 09:26
 0
Temperaturat deri në -11, ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve të borës në Veri, por rritet në Juglindje. Apeli për drejtuesit e mjeteve

Teksa vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshjë shiu dhe bore, ARRSH informon mbi situatën në terren.

Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortëZëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat❄
Qarkullimi vijon pa probleme
⚠Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.