Temperaturat zbresin nën zero, probleme në disa rrugë, policia evakuon qytetarët e bllokuar në automjete

Dëbora përfshiu të shtunën disa zona të Kukësit, Dibrës, Malësisë së Madhe të Shkodrës si dhe Korçës. Trashësia arriti deri 50 centimetra në zonat e thella të Dibrës, ndërsa në qytetin e Peshkopisë shkoi edhe mbi 20 centimetra. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme. Mësohet se […]

Nëntor 26, 2023 - 09:00
 0
Temperaturat zbresin nën zero, probleme në disa rrugë, policia evakuon qytetarët e bllokuar në automjete

Dëbora përfshiu të shtunën disa zona të Kukësit, Dibrës, Malësisë së Madhe të Shkodrës si dhe Korçës. Trashësia arriti deri 50 centimetra në zonat e thella të Dibrës, ndërsa në qytetin e Peshkopisë shkoi edhe mbi 20 centimetra.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme.

Mësohet se pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, autoritetet kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur të gjitha akset kryesore rrugore. Temperaturat në Peshkopi kanë zbritur disa gradë nën zero.

Personat që u bllokuan në by pass-in e Qafë Murrizës u ndihmuan nga policia dhe u larguan nga aty. Bëhet me dije se një pjesë e atyre që kanë lënë mjetet aty ku u bllokuan kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.

Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore.

Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.

Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj-Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

Situata problematike vijon në Dibër ku disa njësi administrative si Lura, Selishta, Zall Reçi, Kalaja e Dodës dhe Luznia mbeten të bllokuara. Sot pritet që të ndërhyhet në rrugët e fshatrave. Dëbora e madhe ka thyer disa pemë si pasojë e peshës. Po ashtu janë thyer disa shtylla elektrike duke lënë pa energji disa njësi administrative. Kjo avari u rregullua nga OSHEE po brenda mbrëmjes së kaluar.

Problematika paraqiten edhe në Bulqizë, Klos e Mat. Policia apelon drejtuesit e makinave të shmangin lëvizjet e panevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.