“Tempulli 2”/ Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)

32-vjeçari Emiljano Ceci është arrestuar nga policia në Durrës. Ceci ishte shpallur në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se

Shkurt 20, 2024 - 11:25
 0
“Tempulli 2”/ Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)

32-vjeçari Emiljano Ceci është arrestuar nga policia në Durrës.

Ceci ishte shpallur në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas policisë, deri më tani ka shkuar në 53 numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij megaoperacioni në qarkun e Durrësit.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.