“Tempulli”/ Arrestohen dy të rinj në Kuçovë, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash, të cilat dyshohet se vinin nga shitja e lëndëve narkotike. Blutë e Kuçovës kanë vënë

Nëntor 16, 2023 - 11:32
 0
“Tempulli”/ Arrestohen dy të rinj në Kuçovë, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash, të cilat dyshohet se vinin nga shitja e lëndëve narkotike. Blutë e Kuçovës kanë vënë në pranga dy persona, të cilët merreshin me shitjen e lëndës narkotike në këtë qytet. Gjatë kontrollit të banesës së tyre janë sekuestruar para, elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

 

“Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.