“Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” çojnë 6 persona pas hekurave në Lezhë
Në të gjithë territorin e qarkut Lezhë vijon zbatimi i operacioneve policor të koduiara “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Në kuadër të “Tempullit”, Policia njofton se në Kurbin është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për përdorim dhe shitje droge. Në lidhje me rastin, 3 persona janë vënë në pranga dhe është proceduar […]
Në të gjithë territorin e qarkut Lezhë vijon zbatimi i operacioneve policor të koduiara “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Në kuadër të “Tempullit”, Policia njofton se në Kurbin është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për përdorim dhe shitje droge. Në lidhje me rastin, 3 persona janë vënë në pranga dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër pasi u kapën me doza kokaine në lokal. Pronari i këtij subjekti është shpallur në kërkim.
“Në Fushë Gjormë, është evidentuar një lokal i përshtatur për përdorim dhe shitje të drogave. Në vijim të veprimeve për këtë rast është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi K. L. 36 vjeç, banues në Kurbin, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. S. 27 vjeçe, banuese në Krujë (menaxhere e lokalit), S. S. 32 vjeç banues në Kurbin dhe R. K., 33 vjeç banues në Lezhë, si dhe u procedua penalisht në gjëndje të lirë shtetasi J. S., 37 vjeç, banues në Kurbin. Gjatë kontrollit në lokal, kontrollit fizik të këtyre shtetasve si dhe kontrolleve në automjete e banesat e tyre, janë gjetur dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis”, njofton policia.
Gjithashtu është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale G.K, i cili është kapur në flagrancë me doza kanabisi.
“Në qytetin e Laçit është arrestuar në flagrancë shtetasi G. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Dozat e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjete dhe 6 celularë, që përdoreshin nga këta shtetas.”
Ndërsa në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” në Lezhë, janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra penale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të krimeve ndaj personit.
“32 vjeç, banues në Balldre, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij (servis automjetesh), është gjetur një armë zjarri pistoletë; E. M., 17 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi në muajin gusht të këtij viti, në bashkëpunim me vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit, në Gjadër, ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. Gj. “
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.d
What's Your Reaction?