“Tempulli” godet sërish, arrestohet 39-vjeçari në Berat

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” ësshtë arrestuar një 39-vjeçari me iniciale E.K., si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin me iniciale, R.K., të dy banues në Roskovec. Nga hetimet rezultoi se ata bashkëpunonin për të siguruar sasi kanabisi, që më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në […]

Janar 18, 2024 - 10:31
 0
“Tempulli” godet sërish, arrestohet 39-vjeçari në Berat

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” ësshtë arrestuar një 39-vjeçari me iniciale E.K., si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin me iniciale, R.K., të dy banues në Roskovec.

Nga hetimet rezultoi se ata bashkëpunonin për të siguruar sasi kanabisi, që më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Nga kontrollet në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi kanabisi, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,  për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.