“Tempulli”/ Ndëshkohen efektivët që publikuan pamjet e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa […]

Nëntor 1, 2023 - 19:10
 0
“Tempulli”/ Ndëshkohen efektivët që publikuan pamjet e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Burime pranë policisë së Elbasanit thonë së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit.

Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale. Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie. Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave, por “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara nga uniformat blu.

Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.