“Tempulli” në Korçë, 21 të arrestuar, kontrolle në banesa dhe lokale
Operacioni policor i koduar “Tempulli” ka vijuar në fazën e tij të dytë. Një sërë arrestimesh dhe dhjetra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore
Operacioni policor i koduar “Tempulli” ka vijuar në fazën e tij të dytë.
Një sërë arrestimesh dhe dhjetra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar 21 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.
Ka qenë një hetim aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e 21 urdhër-arresteve, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të proçedohen në gjendje të lirë.
Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.
Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?