“Tempulli”/ Policia arreston të riun që ishte shpallur në kërkim, shkon në 101 numri i të ndaluarve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. I riu, me iniciale V.K

Nëntor 17, 2023 - 08:57
 0
“Tempulli”/ Policia arreston të riun që ishte shpallur në kërkim, shkon në 101 numri i të ndaluarve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. I riu, me iniciale V.K është kapur në zonën e Myslym Shyrit. Ndaj tij është vënë masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. 

 

Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 101 numri i shtetasve të ndaluar.

 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

 

Si rezultat, në rrugën “Myslym Shyri”, u ndalua shtetasi V. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.