“Tempulli”, shiste kanabis pranë gjimnazit në Shkodër, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet se shiste doza kanabisi në një lokal në afërsi të perimetrit

Shtator 24, 2023 - 13:45
 0
“Tempulli”, shiste kanabis pranë gjimnazit në Shkodër, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet se shiste doza kanabisi në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe dy persona të tjerë, që dyshohen si të implikuar në këtë veprimtari.

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.