“Tempulli” vë në pranga një 62-vjeçar/ Iu gjetën doza kanabisi gati për shitje

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenjasit.   Të moshuarit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjet lëndë

Nëntor 26, 2023 - 10:37
 0
“Tempulli” vë në pranga një 62-vjeçar/ Iu gjetën doza kanabisi gati për shitje

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenjasit.

 

Të moshuarit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.

 

Falë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza. Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.