“Tempulli”/ Vihet në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim

“Tempulli” ka prangosur një 19-vjeçar të shpallur në kërkim për shit-blerje lëndësh narkotike. Numri i të arrestuarve, në kuadër të operacionit antidrogë në

Shtator 18, 2023 - 09:28
 0
“Tempulli”/ Vihet në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim

“Tempulli” ka prangosur një 19-vjeçar të shpallur në kërkim për shit-blerje lëndësh narkotike. Numri i të arrestuarve, në kuadër të operacionit antidrogë në Tiranë, ka arritur në 91 persona.

 

Gjykata e Tiranës i ka caktuar 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.