Tempulli” zhvendoset në Prrenjas, arrestohet 62-vjeçari me drogë gati për shitje

Operacioni policor i koduar “Tempulli” është zhvendosur këtë fundjavë në Prrenjas, ku në pranga ka rënë një 62-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjet një sasi lënde narkotike të ndara në doza gati për shitje. Sipas informacioneve të policisë dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas […]

Nëntor 26, 2023 - 09:45
 0
Tempulli” zhvendoset në Prrenjas, arrestohet 62-vjeçari me drogë gati për shitje

Operacioni policor i koduar “Tempulli” është zhvendosur këtë fundjavë në Prrenjas, ku në pranga ka rënë një 62-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjet një sasi lënde narkotike të ndara në doza gati për shitje.

Sipas informacioneve të policisë dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë.

Njoftimi i Policisë

Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në Prrenjas, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.     

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.