Ten Hag e thotë hapur: Nuk do të rinovojmë me Martial

Anthony Martial është gjithnjë e më larg Manchester United. Sulmuesi francez numëron 13 ndeshje në Premier League këtë sezon, por në asnjërën prej

Dhjetor 27, 2023 - 21:40
 0
Ten Hag e thotë hapur: Nuk do të rinovojmë me Martial

Anthony Martial është gjithnjë e më larg Manchester United. Sulmuesi francez numëron 13 ndeshje në Premier League këtë sezon, por në asnjërën prej tyre nuk ka minutazh të plotë.

Mediet britanike raportojnë se marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë ka bërë që 28-vjeçarit t’i tregohet “dera” nga tekniku holandez.

Në prononcimin për mediet pas fitores me përmbysje 3-2 të Manchester United ndaj Aston Villa-s, Ten Hag theksoi se nuk si qëllim që të rinovojë kontratën e francezit.

“Ai ende nuk është mirë. Rinovimi? Kur të kemi lajme do t’ju them, por nuk është qëllimi ynë”, deklaroi kreu i stolit të “Djajve të Kuq”.

Martial do të largohet nga United, me një shifër të ulët nëse ndodh në janar, ose falas nëse do të shtyhet për në verë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.