Tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore/ Ekzekutohen masat e sigurisë, “arrest në burg” për Ervis Mirin, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”. Në kuadër të tij u ekzekutuan masat […]

Qeshor 7, 2024 - 12:10
 0
Tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore/ Ekzekutohen masat e sigurisë, “arrest në burg” për Ervis Mirin, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin L. Sh., 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.