Tensione mes Ramës dhe Mitsotakis në Bruksel, si e komentojnë mediat greke takimin mes tyre

Udhëheqësit e bashkimit europian dhe ata të ballkanit perëndimor u takuan këtë të mërkurë pasdite në bruksel, në një samit të fokusuar tek

Dhjetor 13, 2023 - 22:31
 0
Tensione mes Ramës dhe Mitsotakis në Bruksel, si e komentojnë mediat greke takimin mes tyre

Udhëheqësit e bashkimit europian dhe ata të ballkanit perëndimor u takuan këtë të mërkurë pasdite në bruksel, në një samit të fokusuar tek zgjerimi. Shqipëria është vlerësuar për arritjet e saj, sidomos në fushën e drejtësisë, por nuk ka një datë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave. Problemi kryesor për Tiranën zyrtare është vetoja greke për çështjen “Beleri”.  Në takimin që dy kryeministrat, Rama dhe Mitsotakis patën me njëri-tjetrin në Bruksel, u pa qartë tensioni mes tyre

Kjo gjë u pasqyrua sot edhe në mediat greke.  Protothema në një artikull me titull “Mitsotakis pa Ramën në samitin e BE-së në Bruksel: Çështja Beleri është çështje respekti për shtetin e së drejtës”, e vë theksin tek vendosmëria e Athinës zyrtare për të mos bërë hapa pas, në rast se nuk lirohet nga qelia kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

“Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Heimarrës Fredis Beleris.

Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të nisjes së negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që F. Beleris të marrë detyrën dhe të respektojë të drejtën e tij. për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, thuhet në artikullin e Protothema./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.