Tensione në sallën e gjyqit, shtyhet seanca ndaj 4 adoleshentëve që vranë bashkëmoshatarin në Gramsh

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici. Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar. Në sallën e gjyqit sot ka pasur […]

Shkurt 15, 2024 - 15:33
 0
Tensione në sallën e gjyqit, shtyhet seanca ndaj 4 adoleshentëve që vranë bashkëmoshatarin në Gramsh

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja familjarëve të viktimës 15-vjeçare është rënduar për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja ndodhi në 16 maj të vitit të kaluar, ku një sherr i nisur në rrjetet sociale mes disa adoleshentëve në Gramsh, solli vdekjen e 15-vjeçari Fatjon Bici dhe plagosjen e bashkëmoshatarit Marko Liçi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.