Tensionet Iran-Izrael, Biden-Netanyahut: Nuk do të marrim pjesë në kundërsulm

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka zhvilluar një bisede telefonike me kryeministrin e Izraelit Nenjamin Netanyahu, të mos i përgjigjet sulmit të Iranit,

Prill 14, 2024 - 17:10
 0
Tensionet Iran-Izrael, Biden-Netanyahut: Nuk do të marrim pjesë në kundërsulm

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka zhvilluar një bisede telefonike me kryeministrin e Izraelit Nenjamin Netanyahu, të mos i përgjigjet sulmit të Iranit, pasi Amerika nuk do ta mbështesë.

Burime pranë “Shtëpisë së Bardhë”, bëjnë me dije se Biden gjatë një bisede me anëtarët e sigurisë kombëtare të SHBA ka dhënë disa detaje të bisedës mes tij dhe Netanyahu, duke thënë se i ka kërkuar kryeministrit izraelit që të mos përgjigjen sulmit të Iranit, pasi nuk do të kenë mbështetje.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jon Kirby, theksoi se presidenti Biden e kishte cilësuar si mjaft të suksesshëm përgjigjen e Izraelit të ndihmuar dhe nga SHBA për të mos lejuar asnjë raketë iraniane që të shkaktonte dëme.

Ai tha të dielën se aftësia për të parandaluar dëmin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që ata pretendojnë se janë”.

“Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm, duke vërtetuar vërtet epërsinë ushtarake të Izraelit dhe po aq kritike, epërsinë e tyre diplomatike, se ata kanë miq në rajon, që kanë në mbarë botën që janë të gatshëm t’i ndihmojnë ata,” tha Kirby.

Nga ana tjetër Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i kërkoi homologut të tij izraelit, ministrit Yoav Gallant, të njoftojë SHBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian, sipas një zyrtari tjetër amerikan.

Edhe pse zyrtarët amerikanë u theksuan homologëve të tyre se vendimi përfundimtar se si t’i përgjigjet Iranit i takon Izraelit, Biden ka kërkuar të parandalojë një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.