Tensionet me komandantin e ushtrisë, Zelensky e pranon për herë të parë: Kemi nevojë për ndryshim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi për herë të parë se po mendon të zëvendësojë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të

Shkurt 5, 2024 - 16:56
 0
Tensionet me komandantin e ushtrisë, Zelensky e pranon për herë të parë: Kemi nevojë për ndryshim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi për herë të parë se po mendon të zëvendësojë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

“Ne kemi nevojë për një ndryshim në udhëheqje, jo vetëm në ushtri. Ne kemi nevojë për një fillim të ri, ne po flasim për njerëz të rinj që do të udhëheqin vendin”, tha Zelensky në një intervistë për RAI, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth thashethemeve të një konflikti me udhëheqjen ushtarake.

Ai tha se ka në mendje një ristrukturim serioz që nuk ka të bëjë me një person, por me drejtimin e përgjithshëm të udhëheqjes së vendit.

“E kam fjalën për rotacionin e një sërë zyrtarësh shtetërorë, jo vetëm në një sektor, siç është ushtria”, tha presidenti ukrainas.

“Nëse duam të fitojmë, të gjithë duhet të shkojmë në të njëjtin drejtim, të sigurt për fitoren, nuk mund të dekurajohemi, duhet të kemi një energji të vërtetë pozitive… prandaj po flas për rifillimin, zëvendësimet. E them këtë, kam diçka serioze në mendje”, shtoi Zelensky.

Zelensky ishte i pakënaqur me vëzhgimin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, i cili e përshkroi situatën në front si një ngërç dhe e krahasoi atë me betejën në Luftën e Parë Botërore, kur palët ndërluftuese ishin futur në llogore dhe territoret e pushtuara maten me metra.

Zelensky më pas u bëri thirrje ukrainasve që të qëndrojnë të bashkuar dhe se të gjithë duhet të mendojnë vetëm për mbrojtjen e vendit.

“Ne duhet të bashkohemi, për të shmangur mosmarrëveshjet. Nëse nuk fitojmë, Ukraina nuk do të ekzistojë më”, tha Zelensky në nëntor 2023.

Në fillim të këtij viti, Zelensky hodhi poshtë zërat për një konflikt me Zaluzhny, por tha se donte gjëra më konkrete nga udhëheqja ushtarake.

Në prag të dyvjetorit të fillimit të pushtimit rus, Zelensky tha në një intervistë për RAI se ata arritën të mbronin vendin.

“Rreth 26 për qind e territorit tonë është ende nën okupim, por ne shohim se ushtria ruse nuk është në gjendje të bëjë përparim të rëndësishëm. Ne i ndaluam ata”, tha i bindur presidenti ukrainas. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.