Tensionet në Kosovë/ SHBA paralajmëron Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese “nëse nuk sillemi siç duhet”. Ai ka përshkruar bisedën me Blinkenin si jo të lehtë dhe të gjatë. Dhe ka thënë se nuk ka rënë [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 19:00
 0
Tensionet në Kosovë/ SHBA paralajmëron Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese “nëse nuk sillemi siç duhet”.

Ai ka përshkruar bisedën me Blinkenin si jo të lehtë dhe të gjatë. Dhe ka thënë se nuk ka rënë dakord për gjithçka.

“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinkenin, për disa gjëra ramë dakord, disa jo. Nevojitet shtensionim, një rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në veri. Mohova të pavërteta që thonë se kemi shkallën më të lartë të gatishmërisë të ushtrisë sonë. Unë nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë, duke shtuar se kanë prova të forta se dy prej sulmuesve të armatosur u likuiduan.

Mw tej, kreu i shtetit serb pohoi se sekretari amerikan ka folur edhe për masat e mundshme “nëse nuk sillemi siç duhet”.

“I thashë “ti je fuqia”. Unë jam kundër kësaj. Duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, ka thënë ai.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.